75 Mall Live Search
15:12 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / OSH

Vitia flet për ndërtimin e stadiumit të ri, premton 4 milionë euro

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, ka diskutuar me përfaqësuesit e klubit “Flamurtari” për ndërtimin e stadiumit të ri, shkruan IndeksOnline.

Ai premtoi se stadium do të ketë 8000 ulëse për të cilin do të ndahen 4 milionë euro.

Vitia shtoi se projekti për stadiumin e ri do të përfundojë në fillim të vitit 2023, kurse punimet do të përfundojnë brenda mandatit.

“Me përfaqësuesit e klubit “Flamurtari” u takuam në Stadiumin e këtij ekipi. Diskutuam për mbështetjen që qeveria e re e komunës do t’i jap sportit, më veçanërisht në ndërtimin e ri të stadiumit, i cili sipas programit do të ndërtohet në lagjen Medresa, “Fusha e Pajtimit”.

Infrastrukturë bashkëkohore për futboll, shtigje të veçanta për atletikë, por edhe disiplina të tjera olimpike sportive.

Stadiumi do të ketë 8000 ulëse për të cilin do të ndahen 4 milionë euro. Projekti për stadiumin e ri do të përfundojë në fillim të vitit 2023, kurse punimet do të përfundojnë brenda mandatit.

Hapësira ku tashmë ndodhet stadiumi aktual do të shndërrohet në park të gjelbëruar, i cili do të jetë i shfrytëzueshëm për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit e lagjës”, tha ai./IndeksOnline/