18:10 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Vitia: I gjithë potenciali nga niveli qëndror me prioritetin më të madh do të trajtojë së pari Malishevën

Numri të infektuarvë ne vendin tonë, nga të dhënat e fundit të IKSHPK-së  është 184, e shumica e rasteve janë nga komuna e  Malishevës.

Ndonëse pati zëra të ndryshëm që thanë se niveli qëndror ka lënë anash këtë komunë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se Malisheva ka qenë një nga prioritetet e tyre të para.

“Natyrisht, Malisheva por jo vetëm, sepse ka qenë edhe Vitia kur ka qenë rasti në Stubëll, ka qenë edhe Klina si njëra nga komunat e prekura fillimisht, këto kanë qenë tri komunat me prioritetin më të lartë nga Ministria e Shëndetësisë.

Është e vërtetë që në tri ose katër javët e para jemi përballur me një problem në furnizime për shkak se shumica e shteteve kanë pasur të njëjtin problem, por falë masave të ndërmarra nga qeveria dhe nga kryeministri Kurti, falë donacioneve që po na vijnë çdo ditë nga miqtë tanë, situata tani është stabilizuar, dhe ne ashtu siç e kam thënë dhe më herët, presim një stabilizim dhe në dy apo tre muajt e ardhshëm, ne do të jemi stabil në furnizime”, ka thënë Vitia në përgjigjen e Indeksonline, në konferencën për media që u mbajt në Aeroportin Adem Jashari, me rastin e ardhjes së donacionit turk.

Vitia shtoi tutje se i gjithë potenciali i tyre do të shkojë pikërisht në Malishevë.

“Mirë, në rastin e Malishevës, natyrsisht pas rritjes së numrit të infektuarve në këtë komunë, do të ketë prioritetin maksimal dhe në një bisedë që kam pas në kryetarin Begaj, sot për neve Ministria e Shëndetësisë, komuna e Malishevës, nga çdo aspekt është komuna kryesore dhe më e rëndësishmja për ne, dhe natyrisht i gjithë potenciali nga niveli qëndror me prioritetin më të madh do të trajtojë së pari Malishevën”./Indeksonline