75 Mall Live Search
11:46 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / S Z

Vitia i reagon deputetit Haxhiu: Po thua të pavërteta për shëndetësinë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, i cili në seancën e kuvendit, e quajti alarmante ikjen e profesionistëve shëndetësor nga Kosova.

Vitia tha se deputeti Haxhiu po jep informacione të pasakta, pasi që sipas tij trendi i ikjes së mjekëve, gjatë këtij viti ka rënë.

“Haxhiu i tha disa të paverteta. Desha t’i tregoj se me informacione të pasakta i tha disa të pavërteta dhe se kjo  nuk është korrekte. Sivjet trendi i ikjes së mjekëve është ulur, vetëm shikoni shifrat. Por Haxhiu thotë të pavëreteta. Në shtetet e rajonit si në Maqedoninë e Veriut, ky numër është dyfish me i madh. Këtë vit ka trend të uljes dhe se kjo vjen si pasojë e rritjes së pagave dhe kushteve të krijuara, tha Vitia./Indeksonline/

 .