75 Mall Live Search
20:22 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

Vitia: Së shpejti mbërrin kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Kosova

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se janë në përgaditjet përfundimtare për nisjen e vaksinimit masiv në të gjithë vendin tonë.

Vitia është shprehur se Kosova ka siguruar tashmë vaksinat anti-Covid për ta bërë këtë process të vaksinimit.

“Jemi në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv në të gjithë vendin tonë.Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit. I kemi siguruar vaksinat, i kemi bërë përgatitjet. Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës’, thuhet në njoftimin e vItisë.

Në vazhdim gjeni njoftimin e plotë:

Të dashura qytetare,

Të dashur qytetarë,

Jemi në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv në të gjithë vendin tonë.

Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit.

I kemi siguruar vaksinat, i kemi bërë përgatitjet. Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës.

Kështu shpresoj dhe besoj që do ta kemi një vjeshtë e dimër më të sigurtë dhe që më të dashurit tanë do të jenë më të mbrojtur.

Ju lutem si çdo herë: ndiqni dhe informohuni në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën, kohën dhe kriteret e vaksinimit.

Ju falenderoj të gjithëve për besimin dhe solidaritetin e treguar prej shkurtit të vitit 2020.

Falenderime nga zemra të gjithëve që ndihmuan në sigurimin e vaksinave!

Ecim tutje, për më mirë dhe më sigurtë!