17:13 / E Mërkurë, 22 Mars 2023 / S Z

Vitia: Kemi shumë vështirësi, por kemi dhe zgjidhje të cilat po i jetësojmë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se shëndetësia po ballafaqohet me sfida e vështirësi, por ka dhe zgjidhje të cilat do t’i jetësojnë.

“Për shëndetësinë tonë, që përballoi sfida të mëdha këto 2 vite, për personelin shëndetësor dhe për qytetarët tanë Presidentja, Kuvendi dhe për çdo orë e ditë Qeveria e Kosovës, janë duke punuar e bashkërenduar mbështetjen. Kemi tepër shumë vështirësi por dhe po aq zgjidhje të cilat po i jetësojmë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ndërsa ka përmendur dhe vizitën e tij të bërë sot në Klinikën e Gjinekologjisë, duke pohuar se do të sjellin dhe shërbime tjera të reja në shëndetësi.

“Sot në Klinikën e Gjinekologjisë ishim për të parë nga afër të rejat në nisjen e fertilizimit të asistuar, e Kuvendi votoi në unanimitet Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse. Së shpejti të tjera të reja në shërbimin publik shëndetësor”, ka shkruar Vitia./IndeksOnline/