75 Mall Live Search
18:46 / E Mërkurë, 30 Prill 2025 / Z S

Vitia: Kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

Një incident i pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku vetura e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Osman Hajdari, është dëmtuar si pasojë e një shpërthimi.

Pas ngjarjes, Hajdari mbajti një konferencë për media ku tha se nuk ka ndonjë konflikt personal me askënd, dhe dyshon se shpërthimi është i lidhur me angazhimin e tij profesional në krye të QKUK-së.

Lidhur me këtë rast para pak minutave ka reaguar edhe vetë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia është shprehur se kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë.

‘’ Kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë.Sulmi ndaj U.d. Drejtorit të QKUK-së do të marrë përgjigjen që meriton.Nuk ka kthim pas sepse asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë’’, ka shkruar Vitia.

Po ashtu është bërë e ditur se Policia e Kosovës është njoftuar për rastin dhe ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe autorët e mundshëm të këtij incidenti serioz./Indeksonline/