Vitia: Listat për rezonancë magnetike po bien, vazhdojmë punën për transformimin e shërbimeve mjekësore

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka thënë se së bashku me stafin mjekësor, po vazhdojnë të punojnë për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët.
Vitia ka numëruar disa nga punët që janë bërë për përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, duke pohuar se listat e pritjes në klinikat e QKUK-së, kanë filluar të bien si pasojë e pajisjes s së klinikave me rezonanca magnetike.
“Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë. Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet”, ka shkruar Vitia në Facebook..
Postimi i plotë i Vitisë:
Në janar 2023, në QKUK kishtë vetëm 1 rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ishte deri në 1 vit.
Aktualisht:
Një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit ne spitalin e pediatrisë u shtua.
U bë funksionale edhe një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës.
Në fazën e përfundimtare procesi për rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit.
Në gusht 2023, asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje.
Lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj. E po vazhdon të bie.
Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.
Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet.