23:34 / E Mërkurë, 10 Nëntor 2021 / AR

Vitia merr mesazhe të shumta përkrahëse e inkurajuese lidhur me debatin e sontëm

Lidhur me dabatin e sotëm, Arben Vitia ka marrë mesazhe e komente të shumta përkrahëse.

Kështu, përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë.

“Qytetarë të dashur,

Ju falenderoj me përzemërsi për mesazhet e komentet e shumta përkrahëse e inkurajuese në lidhje me debatin e sontëm. Do të vazhdoj t’i lexoj me kujdes edhe të tjerat që po vijnë e do t’i kem parasysh të gjitha.

Jemi bashkë në këtë projekt për Prishtinë“, shkroi Vitia.