75 Mall Live Search
14:41 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / OSH

Vitia në Kalabri: Projekti i rrugës dhe unazës është i realizueshëm dhe për të do të bashkëpunojmë me qeverinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia sot së bashku me kryeministrin, Albin Kurti kanë qenë në Lagjen Kalabria.

Vitia ka thënë se projekti i rrugës dhe unazës është i realizueshëm dhe për të do të bashkëpunojmë me qeverinë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Arben Vitisë:

E drejta e një lagjeje është lidhja me qytetin, me lagjet e tjera. Kjo është e drejta e Kalabrisë. Projekti i rrugës dhe unazës është i realizueshëm dhe për të do të bashkëpunojmë me qeverinë. Kështu do të veprojmë për çdo kërkesë urgjente të qytetarëve. Disa çështje thjesht nuk presin më shumë.

Faleminderit për përzemërsinë sonte e përherë Kalabri.

/Indeksonline/