75 Mall Live Search
19:39 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Vitia: Nëse situata del jashtë kontrollit, edhe Prizreni do të futet në karantinë

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, përmes një konference për media ka thënë se kanë vendosur që do të mbesin masat e njëjta që kanë qenë për kufizim të lëvizjes, ndërsa pas dy tre ditësh do të vendosin për ato më rigoroze.

“IKSHPK ka kërkuar që për shkak se një pjesë e masave të cilat kemi kërkuar nuk po mund të respektohen nga disa në pirëpikëmëri, kjo është arsyeja pse ka kërkuar të shtohen masat rigozoe dhe këto masa do të bëhen publike dhe do të bëjmë maksimumin të ruajmë shëndetin e qytetarëve dhe pa lejuar neglizhencën e kujtdo qoftë që mund të rrezikojë jetën”, tha ai, përcjellë Indeksonline.

Tutje Vitia shtoi se për secilën komunë veç e veç e veç, IKSHPK në momentin që jep rekomandime që situata mund të dalë nga kontrolli, do të jemi për futjen edhe të Prizrenit, por edhe komunave të tjera në karantinë.

“Këto masa do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës, e ato më rigoroze pas konsultime do të bëhen publike dhe do të hyn në fuqi brenda 2 o 3 ditësh”, tha ministri./Indeksonline