09:25 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / S Z

Vitia: Nuk ka listë të pritjes në Radioterapi

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia, ka bërë të ditur se në Klinikën e Onkologjisë, nuk ka më listë të pritjes për Radioterapi.  Ndërsa ka thënë se po vazhdojnë me investime të reja në onkologji dhe se do të dyfishohen kapacitetet për pacientët.

“Nuk ka listë të pritjes në Radioterapi. Në fund të muajit Gusht u instalua akseleratori i ri. Tani lista e pritjes për radioterapi është zero.  Përgëzova stafin e Klinikës së Onkologjisë për punën e përkushtimin e treguar. Po vijojmë me investime të reja në onkologji.  Do dyfishojmë kapacitetet për pacientët”, ka shkruar Vitia në Facebook. / Indeksonline/