75 Mall Live Search
15:07 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / S Z

Vitia: Pas 20 vitesh mbi 1.2 milion euro investim rrenjësor në Klinikën e Urologjisë

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia,  ka bërë të ditur se ka filluar puna në realizimin e investimit në infrastrukturën e Klinikës së Urologjisë në QKUK.  Vitia ka thënë se investimi mbi 1.2 milion euro, do të mundësojë kushte spitalore optimale për trajtimin e pacientëve.

“Nisi puna për realizimin e investimit në infrastrukturën e Klinikës së Urologjisë në QKUK. Ky investim do të mundësojë:  Kushte spitalore optimale për pritjen dhe trajtimin e pacientëve. Dhoma të pacientëve të rinovuara. Hapësira të duhura për procedura dhe shërbime mjekësore, sportele të riorganizuara e korridore të rinovuara,  Transformimin e kushteve të punës për stafin,  Sallat operative të optimalizuara – (përshfirë zhvendosjen në lokacion tjetër të ESWL (aparatit për thyerje të gurëve dhe cistoskopisë)”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Ndërsa ka thënë se transformimet po vazhdojnë klinikë për klinikë.

2000 m2 hapësirë vepruese

53 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës për të gjitha shërbimet

Kapaciteti për trajtimin e pacientë çdo muaj:

▫558 vizita ambulantore

▫170 shërbime diagnostike dhe procedura tjera

▫81 operacione

Për pacientët

Për shëndetësinë publike