Vitia premton 5 shkolla të reja dhe dyfishim të çerdheve

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, ka shpalosur planprogramin e tij për arsimin.
Ai, me anë të një videoje në rrjetin social Facebook, ka thënë se do të ndërtojnë pesë shkolla të reja në kryeqytet.
“5 shkolla të reja, infrastrukturë moderne në secilën shkollë të Prishtinës, dyfishim i çerdheve në gjithë territorin, jo vetëm në vendbanimet urbane por edhe në fshatra. Sepse Prishtina duhet të ecë përpara” ka shkruar ai.