75 Mall Live Search
11:21 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / OSH

Vitia shikon lojën e KB Prishtina së bashku me djemtë e tij!

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, mbrëmë së bashku me dy djemt e tij, Edin dhe Jonin, përcjelli nga afër lojën e zhvilluar të klubit basketbollit Prishtina, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se Djemtë e klubit zhvilluan një ndeshje fantastike.

“Djemtë e klubit të kryeqytetit zhvilluan një ndeshje fantastike, ku fituam me rezultat të thellë. Atmosfera e zjarrtë që si çdoherë organizohet nga Plisat, ia shton bukurinë fitoreve të Prishtinës.

Bashkë me mua, Edin dhe Jonin, dy djemtë e mi tifoza të flaktë të klubit, ishte edhe ikona e basketbollit të qytetit, Edmond Azemi”, shkroi ai./IndeksOnline/