75 Mall Live Search
13:52 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / AR

Vitia: Situata në Deçan komplet nën kontroll

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se pritet të dërgohen jashtë vendit në pjesë e analizave të personave që dyshohet se u helmuan në Deçan.

Kurse rezultatet për një pjesë të analizave të tjera po priten rezultatet gjatë këtyre ditëve, shkruan Indeksonline.

Kështu u shpreh Vitia gjatë vizitës në QKMF-në e Deçanit bashkë me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Një pjesë e rezultateve ka dalë, një pjesë e rezultateve të tjera po pritet sepse për disa rezultate do kohë mbjellja e kulturave bakteriale. Një pjesë e rezultateve të tjera do të dërgohen jashtë vendit për analiza me specifike”.

Po ashtu ministri Vitia u shpreh se gjatë ditës së sotme ka rënie të numrit të pacientëve që kanë kërkuar trajtim, ndërsa situatën atje e quajti komplet nën kontroll.

“Jam shumë i lumtur nga informatat që mora nga drejtori dhe nga stafi në QKMF se fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë ka rënë. Situata është komplet nën kontroll dhe e qetë për momentin. Në anën tjetër si Ministri e Shëndetësisë qëndrojmë pranë edhe drejtorit, edhe qytetarëve të Deçanit edhe stafit shëndetësor, qoftë me nevojat të cilat kanë nevojë qytetarët dhe personeli në QKMF-në, qoftë edhe me problemet sa i përket resurseve humane”./Indeksonline/