15:11 / E Enjte, 30 Maj 2024 / S Z

Vitia takon ambasadorin e ri të Anglisë, e falënderon për ndihmën në fushën e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë  Arben Vitia, priti në takim Ambasadorin e ri të Anglisë në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re.

Gjatë takimit, diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe përkushtimin e ndërsjellët për forcimin e bashkëpunimit.

Ambasadori Hargreaves shprehu kënaqësinë e tij për të qenë në Kosovë dhe për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve mike.

Ministri Vitia falënderoi Ambasadorin Hargreaves për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e shëndetësisë dhe ndihmën e dhënë nga Anglia. Ministri gjithashtu falënderoj Royal College of General Practitioners për mbështetjen e tyre mbi dy dekada të Mjekësisë Familjare në Kosovë. Programi i Mjekësisë Familjare, i akredituar ndërkombëtarisht nga ky kolegj, ka ndikuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor për qytetarët.

Ambasadori Hargreaves në këtë takim ishte i shoqëruar nga Zyrtari për Politika Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën Britanike në Kosovë, Blond Gerqari.