13:53 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / S Z

Vitia takon nënkryetarin e Graçanicës, flasin për përmirësim të shërbimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë,  Arben Vitia ka pritur sot në takim nënkryetarin e komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti. Temë kryesore e takimit ishte përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në Komunën e Graçanicës, duke pasur parasysh edhe specifikat e kësaj komune, të cilat i prezantoi para ministrit Vitia nënkryetari Ajeti.

Ministri i Shëndetësisë.  Arben Vitia e siguroi nënkryetarin Ajeti së është në dispozicion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

“Jam në dispozicion tuaj dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore 24 orë në ditë”, tha ndër të tjera ministri Vitia.

Nga ana e tij, nënkryetari Ajeti e falënderoi ministrin Vitia për pritjen dhe gatishmërinë e tij për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve në shërbimet shëndetësore për qytetarët e Graçanicës./IndeksOnline/