75 Mall Live Search
13:32 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / LB

Vitia takon përfaqësuesit e Fondacionit për të Drejtat e kafshëve

Vitia takon përfaqësuesit e Fondacionit për të Drejtat e kafshëve

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka pritur në takim përfaqësuesit e Fondacionit për të Drejtat e kafshëve.

Në një postim të Vitisë në Facebook thuhet se në këtë takim është diskutuar mbi zgjidhjen që do të ofroj qeveria e re komunës së Prishtinës, për qentë endacak.

Postimi i plotë i Vitisë:

Në takim me përfaqësuesit e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve diskutuam mbi zgjidhjen që do të ofrojë qeveria e re e komunës së Prishtinës, për qentë endacak 🐶

Do të bëjmë:

✅ Kontraktimin e Qendrave Veterinare për trajtimin mjekësor të qenve endacak;

✅ Identifikimin dhe regjistrimin e të gjithë qenve endacak;

✅ Vlerësim të nevojës për ndërtimin e një strehimoreje për ta;

✅500mijë euro do të investohen për trajtimin e këtij problemi.

Do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me aktivistët për të drejtat e kafshëve, në mënyrë që bashkërisht t’i japim zgjidhje këtij preokupimi të përbashkët.