75 Mall Live Search
17:49 / E Premte, 03 Shtator 2021 / OSH

Vitia “thumbon” Kamishin, thotë se deklarata e papërgjegjshme bën që qytetarët ta refuzojnë vaksinën “AstraZeneca”, donacion nga Norvegjia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, edhe pse jo në mënyrë direkte, e ka thumbuar deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Vitia u shprehë se disa deklarata të papërgjegjshme bën që vaksinat “AstraZeneca” që ishin donacion nga Norvegjia të mos pranohen nga qytetarët dhe si shkak i kësaj, afati i atyre vaksinave ka skaduar gjatë kësaj jave, transmeton Indeksonline.

“Disa deklarata të papërgjegjshme jo vetëm për vaksinën AstraZeneca por edhe për afatin e skadimit bën që qytetarët në masë të madhe të hezitojnë për vaksinimin me këtë  vaksinë. Ne kur kemi filluar vaksinimin me këtë vaksinë dhe kur ju kemi bërë qytetarëve, nga 14 15 mijë të interesuar gjatë ditës, numri i të interesuarve ka rënë në 5 mijë 6 mijë të tillë, një pjesë e madhe e atyre që kanë pasur termin dhe kanë shkuar të vaksinohen, nuk kanë dashur të vaksinohen kur e kanë marr vesh që është vaksina AstraZeneca për shkak të këtyre deklaratave”, u shprehë Vitia./Indeksonline/