Vitia tregon se kur do të mund të fillojnë garat dhe aktivitetet sportive

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka folur edhe për aktivitetet dhe garat sportive.
“Gjatë kësaj jave kemi patur takime të shumta me akter të sportit dhe akter të tjerë. Një nga këto takimi ka qenë me Komintetin Olimpik dhe Federate e Futbollit të Kosovës jemi dakorduar në ditë në vijem do të merret një vendim se si do të i qasemi këtij problemi, por fillimi i garave në asnjë aktivitet sporti nuk do të filloj para fazës së tretë, që i bije para 2 qeshorit”, u shpreh Vitia./Indeksonline/

