Vitia tregon si do ta zgjedh problemin e qenve endacakë në Prishtinë

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia nga VV ka diskutuar për problemin e qenve endacakë.
Vitia tha se janë ndarë 500 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë, ku parashihet ndërtimi i një qendre strehimore për qentë, ku edhe do të bëhet trajnimi i tyre.
“500 mijë euro të investuara vetëm për trajtimin e qenve endacakë. Ndërtimi I një qendre strehimore për trajtimin e qenve endacakë. Trajnimin e qenve endacakë”, tha Vitia në emisioni DebatPernime.