15:58 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / S Z

Vitia viziton Klinikën e Radiologjisë, informohet për shërbimet që ofrohen për pacientët

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka vizituar sot Klinikën e Radiologjisë. Në takim me drejtoreshën e klinikës, Shkëndije Nuza dhe stafin e kësaj klinike, Ministri është informuar me punën që po bën kjo klinikë, për të kryer shërbimet diagnostike radiologjike, jo vetëm për pacientët që janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së, por në gjithë Kosovën.

“Zgjerimi i kapaciteteve të shërbimeve diagnostikuese të cilat janë në fazën e fundit  të funksionalizimit do të plotësojnë gamën e shërbimeve diagnostikuese dhe lehtësojnë pritjet për shërbim të mbingarkuar në veçanti për shërbimin e Rezonancës Magnetike. Rezonanca Magnetike në Spitalin Pedriatik në QKUK, dhe në Spitalin Regjional në Peje janë në fazën përfundimtare të funksionalizimit kurse në  vitin 2023 është në planifikim edhe funksionalizimi i Rezonanca Magnetike në Spitalin Regjional në Prizren.  Zgjerimi i kapaciteteve të shërbimit do të ndikojë dukshëm në uljën e listave të pritjes për këto shërbime”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shendetësisë.

Ministri Vitia njëkohësisht ka falënderuar gjithë stafin e kësaj klinike për kontributin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se shifrat e larta të punëve të kryera, flasin për punën e mirë që ka bërë stafi i kësaj klinike./IndeksOnline/.