75 Mall Live Search
23:05 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / AR

Vitia zbulon arsyen pse nuk dha dorëheqje më herët nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar pse nuk dha më herët dorëheqje nga pozita që mbante, për t’u zyrtarizur si kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.

Vitia u shpreh se për arsye morale nuk dëshironte të dorëhiqej nga kjo pozitë sepse e kishte për obligim të siguronte vaksinat kundër Covid-19, raporton Indeksonline.

Madje për këtë gjë, thotë se ranë në dakordim edhe me Albin Kurtin, kryetarin e VV-së.

“Deri në ditën e fundit në ministri të shëndetësisë kam qenë duke punuar. Dy ditë para se të jepja dorëheqje kemi marrur, sipas të gjitha parametrave edhe nga OBSH që pandemia është nën kontroll. Dhe ka qenë edhe para kësaj kohe edhe një diskutim më shumë në rrafshin moral edhe me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje nëse duhej të jepja dorëheqje më herët apo jo. Mirëpo duke parë një kontiniutet që ishte nga ana ime nga fillimi si minister, sidomos në këtë pjesën e dytë të Qeverisë Kurti 2, në asnjë moment nuk kam menduar se duhet të largohem nga MSH-ja me gjithë rrezikun për arsye se problemi i shëndetit publik nuk i prekte vetëm qytetarët e Kosovës.

Kurse më datë 23 mars, kur u formua Qeveria, të njëjtën dilemë e kam pasur edhe unë natyrisht, mirëpo nga informatat që i kemi pasur brenda MSH-së, edhe nga Prishtina, nuk ka pasur në horizont asnjë kontratë apo parakontratë e cila ka pasur të bëjë me sigurimin e vaksinave. Për një vit e sa deri në atë kohë ne pamë se pa vaksinë nuk ka asnjë mjet që mund të luftohet pandemia. Kot me masa restruktive, u treguan të suksesshme në periudha të caktuara por vaksina ishte i vetmi mjet. Duke e parë se isha me përvojë dhe personi i duhur për sigurimin e vaksinave, edhe atëherë ishte një diskutim moral edhe nga Kryesia e VV-së, edhe Kurti si kryetar i VV-së por edhe unë menduam, se përkundër të gjitha rrisqeve, unë do të mbaja pozitën e ministrit që të siguroja vaksinën. Dhe mendoj se kjo ka treguar sukses sepse për dy muaj u sigurua një kontratë që ishte përtej çdo parashikimi”, tha Vitia në Dukagjin./Indeksonline/