75 Mall Live Search
21:58 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vitiasja u ankua se nuk u trajtua siç duhet nga mjekët, i reagon doktoresha Kadolli: Na duhet përkrahja juaj e jo ofendimet

Në kohën kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19, janë mjekët ata të cilët tash e gjashtë muaj janë në vijën e parë të fronit, duke u përballur çdo ditë me pacient e raste të shumta të të prekurve me coronavirus, transmeton IndeksOnline.

Mirëpo përkundër lodhje e mundimit të përditshëm, përkundër stresit e ngarkesës, ata ndodh edhe të mos mirëkuptohen nga qytetarët. Madje ndodh edhe të nënçmohen e ofendohen teksa bëjnë punën e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Pozhoran të Vitisë, e për të cilin ka reaguar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kadolli.

Ajo përmes një reagimi ka thënë se qytetarët para se të bëjnë me gisht drejtë mjekëve, t’i lënë ata të kryejnë punë  e tyre e të shpëtojë jetë, në këtë kohë kur më së shumti na duhen mjekë e profesionist shëndetësor.

Reagimi i plotë i saj:

REAGIM NDAJ AKUZAVE TË NJË QYTETAREJE

NA DUHET PËRKRAHJA JUAJ, JO OFENDIMET TUAJA

Në vend që të na ndihmoni, po na pengoni në punën tonë. Janë muaj të tërë stres, lodhje, muaj pa pushim, në shërbim të qytetarëve.

JEMI LODHUR EDHE NE…por nuk jemi dorëzuar asnjëherë..

Po mundohemi të largojmë të gjithë stresin e lodhjen, vetëm që të jemi në shërbimin tuaj..

Sot në vend të përkrahjes, personeli i QMF-së në Pozheran është penguar në punë dhe ofenduar nga pacientja E.S. dhe familjarët e saj, si dhe kanë traumatizuar pacientin i cili ka qenë duke luftuar për jetë. E përse?

Me arsyen që” si i jepni oksigjen pacientit të dyshuar me COVID-19 brenda në objektin e QMF-së dhe po ia rrezikojmë jetën asaj”.

Dmth, pse pacientit i rrezikohet jeta për oksigjen nuk ka rêndësi.Me rëndësi jeta e saj, e cila nuk ka qenë fare urgjencë.

Paska bërë një postim publik, duke na akuzuar që ne po e shpëndajmë virusin, se po i trajtojmë pacientët me COVID-19..Sipas saj po dashka t’i lëmë në mëshirë të fatit. Jo zonjë..Për ne ka rëndësi çdo JETË njeriu..

Po të drejtohem publikisht E. S :

E kisha problem të gjeja sot personin, i cili ka ofenduar sot personelin shëndetësorë, mua dhe shëndetësinë vitiase. Faleminderit që na lehtësove punën e je lajmëruar vet.

Në rastin e sotëm ku ju keni shkelur çdo normē njerëzore, kam qortuar mjekun vetëm për një gjē, që nuk ka thirrur policinē të ju arrestoj juve dhe familjarin tuaj.

Nuk keni asnjë të drejtë, bash asnjë, të ofendoni personelin shëndetësorë që çdo ditë rrezikon jetën e tyre me pacientët me COVID.

Ata djem, vajza e gra a nuk e dashkan jetën e tyre, që janë kujdesur për pacientin sot?

Kush jeni ju dhe ku keni marrë atë të drejtë të traumazitoni një njeri që lufton për jetën?

Me çfarë të drejte keni nderhy ne profesionalizmin e doktorit e t’i tregon si të selekton pacientët?

Zonjë e nderuar, nëse ju mendoni vetëm për veten, ne mendojmë për të gjithë, edhe jeta jote për ne ka vlerë, sikur e secilit pacient.

Në rastin e sotëm do ishte neglizhencë profesionale nëse mjeku pacientin që lufton me jetën nuk ia ofron ndihmën e nevojshme profesionale, (vetêm pse dyshon për COVID19 ). Aq më tepër ju nuk keni qenë rast urgjent.

Mjeku dhe infermierêt as nuk kanê menduar për veten. A mendon qe ne nuk kemi frikë, s’kemi familje, a jemi imun ndaj virusit, paska vendosur ZOTI të na dalloj ne?

Megjithatë, një sqarim zonjë : pacienti në fjalë ka qenë i dyshuar për COVID-19, ashtu siç jeni edhe ju e dyshuar, përderisa nuk vërtetohet e kundërta.

Edhe diçka, familjari juaj ka ofenduar personelin shëndetësorë (duke thënë që do na ngreh zhagë për flokësh të gjithëve) dhe duke sharë shërbimet tona, nuk e di pse kur keni marrë shërbimin në privat, ju keni drejtuar shërbimit tonë..Nese nuk i besoni shërbimit vitias, vazhdoni trajtimin atje ku keni filluar…ne kemi nevojë vetëm për ata qê na besojnë…

Dr. Vjollca Kadolli-Halili

Drejtoreshë e QKMF-së në Viti