Vitinha flet për të ardhmen, tregon klubin e preferuar
Mesfushori portugez Vitinha ka folur së fundmi për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar një rikthim te FC Porto, klubi ku u formua dhe u afirmua si futbollist.
Në një deklaratë për mediat, ai theksoi lidhjen e fortë emocionale që ka me klubin dhe stadiumin ”Dragao”, shkruan IndeksOnline.
“Do të doja shumë të luaja përsëri me këtë fanellë, sepse ndihem si në shtëpi në Dragão, por do të varet shumë nga evolucioni i karrierës sime dhe gjithashtu nga situata e FC Porto”, u shpreh Vitinha. Mesfushori shtoi se e ardhmja e tij do të varet edhe nga nevojat dhe dëshirat e klubit, duke nënvizuar se vendimet në futboll janë gjithmonë të ndërlidhura me objektivat sportive.
Këto fjalë kanë ngjallur entuziazëm te tifozët e Portos, të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë Vitinhën si një nga “bijtë” e klubit. Megjithatë, për momentin gjithçka mbetet e hapur, ndërsa lojtari është i fokusuar te vazhdimësia e karrierës së tij dhe sfidat e radhës në futbollin evropian.
Vitinia prej se u transfeua te PSG, ka fituar disa trofe, Si Ligën e Kampionëve, Ligue 1, e Kupën e Francës./IndeksOnline/

