Vitinha ia mbyll derën Real Madridit: Do të ishte budallallëk
Mesfushori portugez i Paris Saint-Germain, Vitinha, ka hedhur poshtë spekulimet për një transferim të mundshëm te Real Madrid.
Në një deklaratë për mediat, lojtari theksoi se është i lumtur në Paris dhe nuk e sheh të arsyeshme një largim në këtë moment, shkruan IndeksOnline.
“Do të ishte budallallëk nga ana ime të largohesha nga PSG”, u shpreh Vitinha, duke nënvizuar se është i fokusuar plotësisht te skuadra pariziene dhe objektivat e saj për sezonin.
Kohët e fundit, mediat sportive kanë raportuar për interesim të mundshëm të Real Madridit për mesfushorin portugez, por deklarata e tij duket se e bën të qartë qëndrimin e tij për të ardhmen./IndeksOnline/

