Vitinha zbulon se çfarë i tha Modricit pas ndeshjes

Skuadra e Paris Saint-Germain mposhti 4:0 Real Madridin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, Vitinha shkoi te Luka Modric për ta përqafuar. Mesfushori i tha diçka dhe këtë e zbulon në intervistën për DAZN-in, shkruan Indeksonline
“E falënderova për atë që ka thënë për mua. Është një nder i madh të ndaja fushën me të dhe të luaja kundër tij. Ai është modeli im, një idhull. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka kontribuar në futboll”, u shpreh mesfushori portugez
Kujtojmë që PSG-ja në finalen e madhe të kompeticionit të ri të FIFA-s luan ndaj Chelseat./Indeksonline/