75 Mall Live Search
10:55 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Vitomericë: Hajnat ia drejtojnë armën dhe e godasin me boks punëtorin, ia marrin 500 euro në një pompë derivatesh

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se tre persona të maskuar kanë grabitur 500 euro në një pikë deivatesh në fshatin Vitomericë në Pejë, shkruan IndeksOnline.

Në raport thuhej se njëri nga ta ia ka drejtuar armën punëtorit dhe e ka goditur me boks në kokë duke i kërkuar t’ia jap paratë.

“Fsh. Vitomericë, Pejë 08.01.2021 – 01:00. Viktima mashkull  kosovar, ka raportuar se deri sa ka qenë në punë në pikë shitëse të derivateve, tre te dyshuar meshkuj të maskuar, njëri prej tyre me armë të shkurtër i cili ja ka drejtuar armën viktimës dhe e ka goditur me boks në kokë dhe kanë kërkuar që t’ ja u jap paratë, të dyshuarit pastaj kanë dëmtuar një dritare dhe kanë depërtuar brenda nga ku kanë grabitur pesëqind (500) € dhe kanë ikur në këmbë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/