75 Mall Live Search
14:37 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2024 / L A

Vitor Roque: Kam pasur disa momente të këqija kur mbërrita te Barça

Sulmuesi brazilian, Vitor Roque, po kalon në një formë të mirë te Real Betisi.

Roque, i cili është në huazim nga Barcelona ka folur rreth kohës së tij kur erdhi te Barcelona në janarin e këtij viti.

“E vërteta është se kam pasur disa momente të këqija kur mbërrita te Barça.

Kam marrë vesh se do të vija në Spanjë rreth një javë më parë… nuk pata kohë të përshtatesha”.

“Por ato shërbejnë si një përvojë mësimi. Jam shumë i lumtur që kam qenë te Barcelona”, u shpreh Roque.

Roque, këtë sezon për Betisin ka bërë 11 paraqitje ku ka shënuar 3 gola./IndeksOnline/