75 Mall Live Search
19:06 / E Shtunë, 08 Korrik 2023 / C E

Vitor Roque nënshkruan me Barcelonën

Vitor Roque është futbollisti më i ri i Barcelonës.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se marrëveshja tashmë është arritur.

30 milionë euro do të paguajë Barcelona te Athletico Paranaense, plus 30 milionë të tjera shtesa, një pjesë e të cilave lidhet me Topin e Artë.

Të dyja ekipet tashmë kanë nënshkruar dokumentet e nevojshme.

Ai do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2030, kurse katalonasve do t’i bashkohet në janar.