75 Mall Live Search
16:08 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Viva Fresh në Gjakovë përfshihet nga flakët

Zjarri ka përfshirë Viva Fresh Store në Gjakovë.

Në fotografitë e siguruara nga Indeksonline shihet objekti i saj i mbuluar në flakë, derisa ende nuk dihet për ndonjë të lënduar apo për dëmet e shkaktuara.

Komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, ka thënë se zjarri ende nuk është lokalizuar, mirëpo sipas tij, çdo gjë është nën kontroll.

Gjokaj tha se nuk ka të lënduar nga ky zjarr si dhe ende nuk dihen shkaqet e tij.

“Aktualisht nuk ka të lënduar, gjithçka është nën kontrolli. Zjarri ende nuk është lokalizuar në tërësi si dhe nuk dihen shkaqet që e kanë shkaktuar zjarrin”, tha Gjokaj. /Indeksonline/