16:53 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / AR

“Viva Fresh Store” nis kampanjën “NJË KARTOLINË PËR TY” për Ditën Botërore të Personave me Sindromën Down

21 Mars është Dita Botërore e Personave me Sindromën Down. Personat me këtë sindromë, të afërmit e tyre, organizatat që punojnë për këtë çështje, organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për Sindromën Down.

Kompania e parë që ju bashkëngjit kësaj kampanje është Viva Fresh Store, me kampanjën “NJË KARTOLINË PËR TY”, ku Viva Fresh Store u kujdes që të befasoj ekipin e saj me 1.000 kartolina të punuara me dashuri nga personat me Sindromë Down.