Vivien akuzon Xhulin: Nuk di të pastrosh rrobat e bardha
Si rrallë herë, Vivien ka vendosur të kalojë pak kohë me banorët e tjerë dhe jo me Getinjon.
Kësisoj, në një bisedë me Edonin dhe Gigin, ajo i ka thënë hapurazi kritikat e saj karshi Xhulit, ndërsa e ka akuzuar se nuk di të pastrojë mirë rrobat si dhe po e ndotë shtëpinë duke u ulur me të mbathura në divan.
“Edhe tifozllëk Xhuli, edhe kërcim Xhuli, edhe kuzhinë Xhuli. S’kam ndonjë gjë unë. Por, edhe rrobat që i lanë. Peshqirët duhet të futur me 90 gradë, sepse të gjithë peshqirët janë me njolla tualeti, se unë i kam parë. Sepse ato nuk lahen me 30 gradë, e bardha. Lahen me 90 gradë dhe i hidhet edhe sodë sipër, në qoftë se je e pastër”, ka thënë Vivien.
“Në qoftë se je e pastër nuk hypën sipër divanit me këpucë, se këtu nuk je në shtëpi tënde, ne rijmë këtu por nuk është shtëpia jonë”, ka shtuar ajo pos tjerash.