Vivien me veprimin e fundit u jep fund thashethemeve në lidhje me raportin e saj me Getinjon

Vivien dhe Getinjo kanë qenë në qendër të vëmendjes këto ditë.
Fillimisht u tha se dyshja i dhanë fund romancës dhe për këtë u bënë shkas disa detaje në rrjetet sociale si dhe kthimi u Vivien në Tiranë.
Por më pas erdhi si “bombë” lajmi për shtatzëni, i cili u mohua nga ish-banorja.
Teksa publiku është në mëdyshje se çfarë po ndodh, Vivien ka vënë “pikat mbi i” rreth marrëdhënies së tyre momentalisht.
Një veprim i kësaj të fundit tregon se lidhja nuk ka përfunduar e madje mund të thuhet se është edhe më e fortë.
Si një vajzë romantike që është Vivien ka vendosur të ketë në thonjtë e saj gërmën e parë të emrit të partnerit, G, për Getinjo, duke e shoqëruar me një zemër.
