13:32 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vizatimi më i vjetër njerëzor në botë, gjindet në Afrikë

Shkencëtarët kanë gjetur atë që pretendojnë të jenë vizatimi më i hershëm i njeriut në Afrikën e Jugut. Vizatimi është i bërë nga ngjyra e quajtur okër me shkumës dhe u zbulua në Blombos Cave, e cila ndodhet 300 kilometra në perëndim të Cape Town.

Ky vizatim i rrallë vlerësohet se është i vjetër rreth 73 mijë vite. Rezultatet e zbulimit u botuan në revistën Nature nga hulumtuesit nga Evropa dhe Afrika e Jugut, duke përfshirë Francesco d’Errico, Karen L. van Niekerk, Laure Dayet, Alain Queffelec dhe Luca Pollarolo./Indeksonline/

Temat: