18:07 / E Premte, 08 Prill 2022 / MSH

Vizita e ambasadorit të BE-së për Kosovë në Viva Fresh Store

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog sot ka vizituar kompaninë Viva Fresh Store dhe me këtë rast, ai bisedoi dhe u interesua për punëtorët e komunitetit rom të cilët punojnë brenda kompanisë. Gjatë vizitës së tij në qendrën e logjistikës u njoftua nga afër me kushtet dhe mundësit që gëzojnë të gjitha komunitetet përfshirë këtu edhe punëtorët e komunitet rom.

Ju kujtojmë se vitin që lamë pas në mesin e shumë institucioneve punëdhënëse, publike e private, ndërmarrjeve dhe bizneseve, kompania Viva Fresh Store ishte i vetmi biznes privat nga Kosova që arriti të fitojë çmimin e Bashkimit Evropian për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për vitin 2021. Ky çmim i dedikohet kontributit të madh në përmirësimin e përfshirjes së romëve në shoqëri.

Kompania Viva Fresh Store do të vazhdojë edhe me tutje të promovojë dhe përkrahë punësimin e qëndrueshëm të qindra grave, burrave dhe të rinjve te të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.