75 Mall Live Search
13:11 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / AR

Vizita e Merkelit në Tiranë, konfirmohet edhe takimi me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kurti dhe Merkel do të takohen gjatë javës së ardhshme në Tiranë.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Mundem me e konfirmu që Kryeministri Kurti do të takohet me Kancelaren Merkel gjatë javës së ardhshme në Tiranë“, u shpreh ai.

Merkel do të vizitojë Shqipërinë të martën, më 14 shtator, ku të mbledhë edhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim të fundit të ambasadës gjermane në Tiranë janë bërë publike edhe temat të cilat pritet të diskutohen në takime.

Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në.

Në bisedimet e mëpasshme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut”, mbyllet njoftimi i ambasadës gjermane./Indeksonline/