16:10 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vizita e parë e Osmanit si kryeparlamentare: Aty ku fillon jeta, në Klinikën e Neonatologjisë

Kryeparlametarja Vjosa Osmani, në ditën e parë të punës, sot ka vizituar Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Osmani përmes një njoftimi ka thënë se “ky shtet do të bëhet ashtu siç e ëndërruam, atëherë kur prioriteti kryesor të bëhet jeta e njerëzve tanë”.

“Vlerësim e nderim për punën e jashtëzakonshme të mjekëve dhe infermierëve, shumica prej të cilëve janë gra, të cilat po bëjnë të pamundurën që fëmijët e posalindur ta nisin jetën shëndetshëm”, ka shkruar ajo./IndeksOnline/