21:37 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vizita e pazakontë në Kosovë e ambasadorit amerikan në Serbi, jepen detaje

Indeksonline raportoi gjatë ditës se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Serbi, Kyle Scott ka qenë i pranishëm sot në Qeverinë e Kosovës. Ai me këtë rast thuhet se ka zhvilluar disa takime me disa zyrtarë në Kosovë dhe po ashtu edhe me figura të rëndësishme në kryeqytet.

Ai ka pasur qëllim të takohet me ta për të dëgjuar qëndrimet e tyre, dhe për të mësuar më shumë për situatën në rajon, ka treguar Ambasada e SHBA-së në Beograd, kur është pyetur nga “Tanjug” për agjendën e ambasadorit Scott në Kosovë.

Scott ndodhet në Prishtinë për herë të parë. Atë e kishte vizituar në Beograd në vitin 2017, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Ekskluzive: Ambasadori amerikan në Beograd, sot ishte në Qeverinë e Kosovës