75 Mall Live Search
11:24 / E Hënë, 18 Korrik 2022 / B O

Vizita e Vuçiqit në Kroaci? Qeveria merr vendim nëse do të jap lejen

Paralajmërimi i Aleksander Vuçiq për vizitë në Kroaci ka marrë një epilog tjetër. Pasi Kroacia fillimisht kishte njoftuar se presidenti serb nuk ka leje për vizitën private në Pakrac dhe Jasenovic, qeveria e Plenkovic duket se ka vendosur që të jap lejen për Vuçiq.

Por, këtë do ta bëj me një leje speciale e cila do të dakordohet përmes kanaleve diplomatike.

Vuçiq ka dashur që ta kalojë kufirin nga Bosnja dhe Hercegovina, gjegjësisht Republika Sërpska dhe të mbërrijë në Jasenovc rreth orës 11:00 dhe më pas në Pakrac rreth orës 14:00.

Vizita e Vuçiq nuk pritet të ndodhë tani, por e njëjta mund të planifikohet për në vjeshtë./Indeksonline/