75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 06 Shtator 2022 / A. M.

Vizita e zbehtë e kryeministres serbe në Kosovë, vetëm familjarët e Srpska-s të pranishëm!

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, për herë të parë vizitoi dje Republikën e Kosovës, respektivisht në veri të vendit.

Ajo deklaroi se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë dhe shtoi se është e lumtur që ndodhet në Kosovë “në një moment kaq të vështirë”.

“Jam e lumtur që edhe pas provokimeve të fundit, të 31 korrikut, arritëm ta ruajmë paqen. Interes i Republikës së Serbisë dhe popullit serb është paqja dhe stabiliteti”, tha Bërnabiq.

Mirëpo, kjo vizitë e numrit një të qeverisë serbe është parë e zbehtë nga gazetarja kosovare, Blerta Dalloshi. Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se në tubimin e Bërnabiqit morën pjesë vetëm familjarët e Listës Srpska.

“Nje fakt nga vizita e djeshme Brnabiqit. Kishte shume pak qytetare qe dolen me prit ne veri te Mitrovices. Si duket te gjithe ishin familjare te Listes Serbe”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/

VIDEO: Doček za Anu Brnabić na Kosovu - "Premijeru, hvala vam za svaku školu, put"