21:32 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vizita emocionale e Iniestas te Barça, klubi ku ai shkroi historinë

Në kampionatin japonez të futbollit, J League, sezoni tashmë ka përfunduar.

Futbollistët tani janë në pushime, për t’u relaksuar pas një sezoni të mundimshëm së fundmi.

Pushimin, normalisht, po e shijon edhe mesfushori spanjoll, Andres Iniesta, transmeton IndeksOnline.

Ish-mesfushori i Barcelonës, me këtë rast, është rikthyer në Barcelonë, për t’i vizituar ish-bashkëlojtarët e tij.

Iniesta i ka vizituar lojtarët e Barcelonës në seancën e sotme stërvitore, ku edhe ka ndjekur nga afër stërvitjen.

Tani, në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografitë e vizitës së Iniestas në ish-klubin e tij, ku ai shijoi suksese të jashtëzakonshme./IndeksOnline/