Vizita në Berlin/ Pas takimit me kancelarin, Kurti takon edhe ministren e Jashtme të Gjermanisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani. Pas takimit dhe konferencës të përbashkët me kancelarin gjerman, kreu i ekzekutivit të Kosovës në agjendë e ka edhe takimin me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annelena Baerbock.
Gazetari i Indeksonline, Alban Muhaxheri cili po përcjellë nga afër vizitën e Kurtit në Gjermani, njofton se takimi tanimë me kryediplomaten gjermane ka filluar.

