75 Mall Live Search
18:57 / E Enjte, 13 Mars 2025 / H F

Vizita te babai i sëmurë në QKUK, djali i ish- presidentit Thaçi publikon këto pamje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar babain e tij i cili po qëndron i shtrirë tash e sa ditë në Klinikën Interne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndonëse nga afër nuk i është lejuar, djali i tij Endriti e ka parë nga larg si shumë qytetarë që priten disa orë për të parë atë, shkruan IndeksOnline.

Endriti ka publikuar disa pamje të babait të tij, teksa ky i fundit ishte nën shoqërimin e forcave të shumta të sigurisë.

Ndryshe, ish- presidenti brenda Klinikës përveq babait ka takuar edhe nënën dhe gruan e tij.

Ai ndodhet në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020. Ndërkohë, i ishte refuzuar disa herë kërkesa për ta vizituar babain e tij të sëmurë.

/IndeksOnline/