Vizitat e kryeministrit Haradinaj, para ndërrimit të motmoteve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ditën e fundit të këtij viti do të bëj edhe disa vizita.
Kështu, para ndërrimit të motmoteve, Haradinaj do vizitojë Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës. Pas kësaj, ai do vizitojë Qendrën Klinike Universitare, pastaj drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Më poshtë gjeni agjendën e plotë dhe kohën e këtyre vizitave:
1.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës.
VENDI: Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës (Afër Stacionit të autobusëve të trafikut urban dhe Fakultetit të Bujqësisë)
KOHA: 14:00
2.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
VENDI: Klinika Obstetrike Gjinekologjike në QKUK
KOHA: 14:30
3.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.
VENDI: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
KOHA: 15:00
4.Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës.
VENDI: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë
KOHA: 15:30