Vizitë e veçantë, Dani i shkon Sinan Vllasaliut në spital
Këngëtari i njohur pejan, Ramadan Kransiqi, i njohur si “Dani”, së bashku me Fitimin dhe Andinin, kanë vizituar sot këngëtarin e njohur kosovar Sinan Vllasaliu, i cili po trajtohet në spital.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjete sociale nga Kransiqi, ku ka publikuar fotografi nga vizita, shkruan Indeksonline.
Në mbishkrimin e postimit thuhet:
“Bashkë me Fitimin e Andin sot vizituam Sinanin! Qoftë e kaluar dhe shërim të shpejtë miku im!”
Vizita e miqve të afërt vjen si shenjë mbështetjeje për këngëtarin.
Fansat e artistit kanë reaguar në rrjete sociale duke i uruar shërim të shpejtë legjendes së muzikës./Indeksonline/

