14:41 / E Hënë, 13 Qershor 2022 / LB

Vizitë krerëve të UÇK-së në Hagë, Konjufca më 17 qershor udhëton për Hagë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca më datë 17 qershor do t’i takoj krerët e UÇK-së në Hagë.

Ilir Kërçeli nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, ka njoftuar se bashkë me Konjufcën do të udhëtojnë pas katër ditësh për Hagë ku do t’i takojnë ish udhëheqësit e UÇK-së.

Kësisoj, Konjufca bëhet zyrtari i parë i lartë shtetëror që do t’i takoj ish krerët e UCK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë tash e gati dy vjet.