75 Mall Live Search
11:32 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / A

Vizitë surprizë në Kiev: Mark Rutte takohet me Zelenskin pas sulmeve ruse

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbërritur në Kiev dhe po takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiyn.

Kështu deklaroi një korrespondent i Financial Times në një postim në X.

Vizita e raportuar e Rutte vjen pasi Rusia sulmoi Ukrainën me 450 dronë dhe mbi 60 raketa gjatë natës.

Ndryshe, Rusia dhe Ukraina thanë javën e kaluar se ndaluan sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës, por nuk ranë dakord për afatin kohor për armëpushimin.