75 Mall Live Search
10:33 / E Premte, 21 Qershor 2024 / S Z

“Vizito Kosovën”: Osmani shpërndan pamje të Liqenit të Badovcit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video në profilin e saj “Facebook”, duke treguar Liqenin e Badovcit si atraksion turistik.

“Liqeni i Badovcit, Prishtinë #vizitoKosovën”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Shpërndarja e kësaj video nga presidentja është bërë me qëllim të promovimit të vendit, për turistët e huaj.