12:37 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Lushtaku në Veri, gjithçka gati për projekt madhor në Ujman

Kryeshefi i Iber Lepencit, Berat Lushtaku së bashku me menaxhmentin dhe kompanine konsulente vizituan liqenin e Ujmanit, përkatësisht Digën e madhe, Digën e vogël si dhe kanalin e Iber Lepencit për të realizuar projektin i cili këtë vit do të fillojë së implementuari dhe ka vlerën prej 22 milionë euro, projekt ky i mbështetur nga Banka Boterore.

Ky projekt ka për qëllim rregullimin e infrastrukturës së ujërave, largimin e ujërave të zeza, përmirësimin e cilësisë së furnizimit të ujësjellësve të Mitrovicës dhe Ujësjellësit të Prishtinës.